Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar simpatizantët e kësaj partie që kanë marr pjesë në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e cilësuar si tubim madhështor dhe përplot energji.
Ai ka thënë me bindje edhe se, kjo parti do të jetë ndryshimi për Kosovën.
Postimi plotë:
Ju faleminderit!
Ju faleminderit që i dhatë kaq shumë mbështetje ndryshimit tonë! Tubimi i madh i hapjes ishte madhështor, përplot energji, ishte mrekulli!
Nga sonte jemi të bashkuar!
Nga sonte qëndrojmë të fortë!
Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë!
9 shkurti është fati ynë.
9 shkurti është thirrja jonë!
9 shkurti është fitorja jonë!
#LDK124