Abdixhiku pas tubimit masiv në Lipjan: Vulë e fitores së madhe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pas tubimit masiv në Lipjan: Vulë e fitores së madhe

    Insajderi
    03 February 2025 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv i kësaj partie në Lipjan, duke e cilësuar atë si “vulë të fitores së madhe”.

    Në një postim në Facebook pas takimit me qytetarët e Lipjanit, Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për mbështetjen e madhe në këtë qytet.

    “Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë. Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj!” – tha Abdixhiku.

    Abdixhiku falënderoi kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin dhe shprehu besimin e tij në suksesin e kandidatëve të LDK-së në këtë komunë. “Imri, kampion, faleminderit!I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal! Ju faleminderit Lipjan! Imri dhe kandidatët tanë, Lulzim, Anila, Shkëlzen, Rasim e Ardian, suksese!” – tha lideri i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark