Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e quajti termet të djathtë tubimin masiv të së dielës në Obiliq.
Abdixhiku shpërndau një fotografi ku dëshmonte pjesëmarrjen masive të mbështetësve të LDK’së, ku shtoi se pret fitore në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Obiliq. Të faleminderit Obiliq! Ky është tërmet i djathtë. LDK dhe populli janë bërë një. Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!”, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku nga tubimi në Obiliq ka përsëritur zotimin për ngrohje qendrore në këtë qytet dhe zgjidhje të ndotjes së ajrit.
Sipas tij do të investohen mbi 120 milionë euro për termocentralin Kosova B.
“Me ndërtimin e Termocentralit të ri nuk do të mbetni pa punë. E kur jemi te pagat, do t’i rrisim pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.