Abdixhiku pas tubimit në Kaçanik: Po i prinë rendit të gjatë të qytetarëve për ndryshim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku pas tubimit në Kaçanik: Po i prinë rendit të gjatë të qytetarëve për ndryshim

    Insajderi
    12 January 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas një tubimi madhështor në Kaçanik ka thënë se ringritja ndodhi edhe në këtë komunë.

    Abdixhiku deklaroi se LDK dhe populli tashmë janë bërë një.

    “KAÇANIK!  Ringritja ndodhi dhe këtu. Pas një kohe të gjatë, mblidhemi kaq shumë. E paparë! LDK dhe populli janë bërë tashmë një!”, deklaroi Abdixhiku.

    “Në këtë qytet fisnik, me familje punëtore e qytetarë plot vullnet, gjetëm shpresën për Republikën, siç e kishim projektuar me ta gjithëherë! Emocion! Përkushtim! Ndryshim! 124 është numri ynë! Kaçaniku po i prinë rendit të gjatë të qyteteve për ndryshim!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark