
Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar të gjithë besimtarët anembanë botës pas vdekjes së Papa Françeskut.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake. Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë . Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike” është shprehur Abdixhiku.
Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë, ka shtuar ai. Insajderi.org