Lugu i Baranit u shndërrua në qendër të përkrahjes masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Pejë.
Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, pas tubimit të mbajtur atje tha se ishte tërmet politik dhe organizim madhështor.
“Ju falënderoj për këtë organizim madhështor. Ky nuk është tubimi qendror i Pejës, por i Lugut të Baranit Por të them të vërtetën sa më të mëdha po janë tubimet aq me të larta janë piskamat e tyre. Ky sot nuk është tubim është tërmet politik”, tha ai.