Abdixhiku për Krishtlindje: T’i hapim zemrat për një fundvit që sjell shpresë, e vit të ri me ndryshime të mëdha e jetë më të mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku për Krishtlindje: T’i hapim zemrat për një fundvit që sjell shpresë, e vit të ri me ndryshime të mëdha e jetë më të mirë

    Insajderi
    25 December 2024 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjes.

    Ai shprehu urimet e tij për paqe, dashuri dhe begati për të gjitha familjet në këtë natë të shenjtë.

    Abdixhiku, së bashku me Albinën, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në ambientet e Qendrës “BogdaniPolis” dhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

    Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste, e cila simbolizon bashkimin dhe mirësinë mes njerëzve.

    Abdixhiku shprehu dëshirën që Krishtlindja të sjellë harmoni dhe ngrohtësi në zemrat e të gjithëve dhe të ndihmojë për ndriçimin e rrugës për të ardhmen.

    Ai gjithashtu uroi që fundviti dhe viti i ri të sjellin ndryshime të mëdha dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Gëzuar Krishtlindja nga të gjithë ne në LDK!”, shkroi ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark