
Qysh në Preambulë të Marrëveshjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan Insajderi.
Këtë formulim në Premabulë ky statusit të Kosovës i qaset neutralisht, “është lëshimi më i madh që është bërë në procesin e dialogut”, tha Abdixhiku derisa si formulim e vlerësoi si qasje neutrale ndaj vetë statusit të Kosovës
“Kjo marrëveshje e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës e cila ka 11 nene dhe është insistimi ynë ta flasim për parathënien e mbajtur fshehtë nga Kurti në seancën raportuese. Në atë seancë Kurti nuk ka folur për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën”.
“Nuk është hera e parë që ky pushtet ka në tavolinë përballje me Vuçiç-in, por në mendje luftën politike në Kosovë. Por, pajtohet që të tejkaloj trashëgimin e të kaluarës dhe të përgjakshme të Serbisë ndaj Kosovës”./Insajderi/