Abdixhiku për premtimin pesë mijë euro për fëmijën e tretë: Kosova nuk do t’i ketë më shumë se 750 mijë banorë më 2050 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku për premtimin pesë mijë euro për fëmijën e tretë: Kosova nuk do t’i ketë më shumë se 750 mijë banorë më 2050

    Insajderi
    19 January 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka parë shqetësuese trendin e rënies së natalitetit në Kosovë.

    Numri një i LDK’së në emisionin ‘Zanat’ në T7 e ka sqaruar premtimin e LDK’së prej pesë mijë eurove për fëmijën e tretë. Abdixhiku ka thënë se kjo do të zbatohet sa më herët të jetë e mundur në qeverinë e tij.

    Përveç kësaj, unë besoj që çfarë duhet është rritja e natalitetit në Kosovë, sepse në bazë të projeksioneve të shoqërisë, merreni me mend Kosova nuk do t’i ketë më shumë se 750 mijë banorë më 2050-ën, sipas projteksioneve të ASK-së. S’ka kurrgjë, s’ki me pas as spitale me mirëmbajt as…

    Pas Luftës së Dytë Botërore i kemi pasë 750 mijë, tash pas 100 vite po kthehemi në shifra të njëjta. Në qoftë se vazhdon kështu, kjo është shumë shqetësuese. Prandaj, duhet të kemi kushte të mira për shtim të popullsisë. Planifikimi familjar nuk bëhet për shkak të arsyeve financiare, këtë të gjithë e dimë. Por, në qoftë se ke vullnet për planifikim familjar më të madh, atëherë ajo ta bën më të lehtë”, ka thënë ndër të tjera njëshi i LDK’së.

    Kandidati i LDK’së për kryeministër ka thënë se mësimi tërë ditor, që është përfshirë në kuadër të programit politik të Lidhjes Demokratike për arsimin, do t’ua lehtësojë grave mundësinë e avancimit në karrierë.

    Çka po flas tani, unë pikërisht po flas për barazinë, për gratë në Kosovë. S’po flas me shkop magjik, por po mundohem të jem shumë i qartë: Fillimisht duhet të kemi mësim tërë ditor, në mënyrë që gratë të mos jenë peng i familjes dhe rritjes së fëmijëve. Unë po them se kjo bëhet për katër vite, sepse s’mund ta bëjë për katër muaj. I kemi të gjitha të shkruara në program”, tha tutje Abdixhiku.

    Abdixhiku foli edhe për çështjen e çerdheve. Ai tha se përgjatë një bisede me një biznesmen në Pejë, i kishte treguar se si mund të ndërtoheshin kuzhina tërë ditore e çerdhe nga druri përbrenda një periudhe të shkurtër.

    Dje isha në vizitë në një biznes në Pejë, ndërtonte shpija të drurit, dy shtëpi brenda një dite. E pyeta: Nëse ta kërkoj një kuzhinë tërë ditore, me e pasë në shkollë, për sa e maron? Më tha për një ditë. Për një ditë? E çerdhet? Tha për 2-3 ditë. E bëra një llogari: Brenda një viti ti mund të ndërtosh 50 çerdhe, brenda katër vitesh janë 200 çerdhe që mund t’i prodhosh në Kosovë. Kështu fillon me i rujtë së paku, se ne kemi prapë planin kombëtar për edukim të hershëm, fëmija prej moshës tre vjeçare me shku në edukim të hershëm. Se është shumë i avancum fëmija i sotit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark