Abdixhiku për programin e LDK-së: Aq i mirë është, sa kanë nisur edhe ta kopjojnë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku për programin e LDK-së: Aq i mirë është, sa kanë nisur edhe ta kopjojnë

    Insajderi
    31 January 2025 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po mban tubim madhështor elektoral në Suharekë.

    Abdixhiku deklaroi para qytetarëve të kësaj komune se LDK-ja nuk bën politikë përçarëse, por ofron “shpresë dhe zgjidhje për qytetarët.”

    “Prandaj, dhe në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. N Nuk kam as vullnet për të ju mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më!n Urrejtjen, frustrimin, ndarjen e përcarjen, ua lëmë atyre që s’bën asgjë në katër vjet.” – tha ai.

    Nga atje, kreu i LDK-së tha se liderët e partive rivale, sipas tij, po e kopjojnë programin e LDK-së.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që “ta votojnë origjinalin”, ta votojnë Lidhjen Demokratike.

    “Qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Dhe aq i mirë është ky program, sa që përveç se po e lakmojnë partitë e tjera, tani kanë nisur dhe ta kopjojnë. Ne mësim tërëditor, ata mësim tërëditor. nNe central me Gaz, ata central me gaz.”
    Ne investime në Brezovicë, ata investime në Brezovicë. Ne koeficient, ata koeficient. Ne pako për fëmijë, ata pako për fëmijë. Sa kopjojnë e lakmojnë, le tua bëjmë të thjeshtë. Le ta votojnë 124shin, le ta votojnë origjinalin, le ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe ata, se ju bie më mirë edhe atyre, edhe vendit edhe popullit edhe shtetit!
    Dhe po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, do ta bëjmë Kosovën siç e ka merituar përherë.” – tha ai.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark