Abdixhiku për Qeverinë e Tranzicionit: Në krye do të ketë udhëheqës unifikues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për Qeverinë e Tranzicionit: Në krye do të ketë udhëheqës unifikues

    Insajderi
    12 June 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit.

    Ky propozim vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin që nga 15 prilli i këtij viti, pasi nuk po arrihet formimi i institucioneve.

    Lidhur me formimin e Qeverisë së Tranzicionit, Abdxhiku tha se në krye të saj duhet të jetë dikush që ka unitet.

    “Kryetarët e partive duhet të përjashtojnë vetën nga zgjedhja në krye të qeverisë”, u shpreh ai.

    Sakaq, ai thotë se ka parë vullnet politik nga ish-opozita për të krijuar një qeveri tranzicioni, derisa tha se është partia e parë ajo që refuzon themelimin e saj.

    “Partia e parë insiston se vendit i duhet opozita”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark