Abdixhiku për raportet me ShBA: Unë besoj që investimet ekonomike në Kosovë duhet me qenë amerikane – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku për raportet me ShBA: Unë besoj që investimet ekonomike në Kosovë duhet me qenë amerikane

    Insajderi
    08 February 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e një marrëdhënieje të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke argumentuar se Kosova duhet të fokusohet në tërheqjen e investimeve amerikane si një interes strategjik.

    Abdixhiku tha në “Debat Plus” se Kosova duhet të ripërtërijë qasjen e saj ndaj politikës amerikane dhe të veprojë në mënyrë aktive për të siguruar mbështetje ekonomike nga ShBA.

    “Është akt patriotik që Kosova t’i heqë sanksionet dhe është akt patriotik që Kosova sa më parë të ulet në tavolinën e interesave amerikane. Për të gjithë ata shqiptarë që na thonin: ‘Amerika po rri këtu se ka interesa’, duhet t’i gjejmë dhe t’i pyesim se ku janë ato interesa, t’i gjejmë. Ne duhet ta bëjmë lëvizjen e ‘90-ave edhe njëherë – pra, klasë e mençur politike, e përbashkuar që aktivizon lobin shqiptar. Në fast track në Shtëpinë e Bardhë, në fast track në familjen Trump, me të cilën ulemi dhe shfaqim interesat tona ekonomike. Unë si Lumir e kam interesin e qartë pro-amerikan. Unë besoj që investimet ekonomike në Kosovë duhet të jenë amerikane.” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark