Abdixhiku për tubimin e madh përmbyllës të LDK-së në sheshin ‘Skënderbe’: Të shtunën në ora 18:00 le ta ndryshojmë Kosovën së bashku – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku për tubimin e madh përmbyllës të LDK-së në sheshin ‘Skënderbe’: Të shtunën në ora 18:00 le ta ndryshojmë Kosovën së bashku

    Insajderi
    07 February 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku me anë të një video-mesazhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin më të madh elektoral përmbyllës, i cili do të mbahet në sheshin ‘Skenderbe’ nga ora 18:00.

    Sipas tij këtë ditë, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Prishtinë. ‘’Kam nevojë për ju, kam nevojë që ditën e 8 shkurtit, të shtunës, ta bëjmë festë të madhe elektorale. Kam nevojë që të japim zë të përbashkimit të madh kombëtar, e të japim shpresë për ëndrrën e madhe që na pret përpara.Vishuni trashë, vishuni mirë, ejani të shtunën në ora 6, në sheshin ‘Skënderbe’ në Prishtinë’’, ka thënë Abdixhiku. ‘’Le të festojmë së bashku, le të fitojmë së bashku, le ta ndryshojmë Kosovën së bashku’’, përfundoi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark