×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku përkrah vendimin e Drejtoreshës së Arsimit për ndalimin e doracakëve në shkollat e Prishtinës

    Insajderi
    14 November 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka përkrahur vendimin e Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për grupmoshat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e kryeqytetit, shkruan Insajderi.

    Sipas Abdixhikut, të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit.

    “Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!”, shkroi ai në Facebook.

    Lushaku-Sadriu po ashtu i bëri thirrje edhe komunave të tjera që të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të ndaluar përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

    Sipas saj, përmbajtja e doracakëve është e paprecedentë dhe abuzive për familjen kosovare, duke e cilësuar si skandaloze miratimin e materialeve nga Ministrja e Arsimit.

    Ajo theksoi se këto materiale, në vend që të ofronin një diskutim të përshtatshëm për edukimin seksual, përfshijnë aktivitete praktike të cilat mund të dëmtojnë fëmijët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark