Abdixhiku përmbyll ditën në Ferizaj: Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në këtë qytet – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku përmbyll ditën në Ferizaj: Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në këtë qytet

    Insajderi
    03 February 2025 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Komogllavë të Ferizajit, ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit.

    Abdixhiku ripërsëriti zotimin për ndërtimin e një centrali të ri me gaz në Ferizaj, si dhe realizimin e linjës së gazit amerikan. “E përmbyllëm ditën në tubimin tonë në Komogllavë të Ferizajit!

    “Entuziazëm i jashtëzakonshëm – si në çdo tubim të LDK-së gjithandej vendit!

    Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj, dhe linjën me gaz amerikan e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim! Falemnderit Visar për këtë organizim fantastik, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Visar Azemi, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti, Paris Guri. Shihemi në festën e madhe pas 9 shkurtit!” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark