Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përtej ndarjes e përçrarjes, ne kemi Republikën tonë.
Abdixhiku ka thënë se LDK ka një vizion se si ta bëjnë të ardhmen e vendit.
“Përtej ndarjes e përçarjes, urrejtjes e mllefit, ne kemi Republikën tonë; vetë ëndrrën tonë! Kemi një ide, një vizion, si ta bëjmë të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Abdixhiku
“Kësaj marrëzie kolektive duhet t’i dalim në ballë të gjithë. Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Andaj, sot nuk qëndroj para jush as për të nxitur urrejtje për tjetrin, e as për të ju mbushur plot her e vrerë për tjetrin. Sot qendroj para jush t’ju them se nuk ka Kosova të partive, nuk ka Kosovë të individëve…”, tha ndër të tjera ai.