Abdixhiku prezanton projektet më të mëdha: Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku prezanton projektet më të mëdha: Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik

    Insajderi
    30 December 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Spitali i ri, Centrali me gas, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit dhe Parku Teknologjik janë disa nga projektet më të mëdha që i ka prezantuar qe një vit.

    Ai ka thënë se këto investime janë rreth 2 miliardë euro dhe sipas tij këto projekte e vendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor dhe historik.

    “Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit. Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.”

    Abdixhiku ka shkruar se projektete e “Rrugës së Re” janë projeksione reale të Kosovës.

    “Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!”

    Ai ka shtuar se ndryshimi po vjen, “erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët dhe me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh”.

    “Do të vjen me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nis menjëherë! Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar! E ardhmja është e bukur!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark