Abdixhiku prezanton projektet në vlerë 60 milionë euro: I japin vendit identitetin kulturor që duhet ta ketë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku prezanton projektet në vlerë 60 milionë euro: I japin vendit identitetin kulturor që duhet ta ketë

    Insajderi
    25 December 2024 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe njëherësh kandidat për kryeministër ka njoftuar për katër projektet e tyre kryesore kulturore, të cilat do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës.

    Përmes disa fotografive të postuara në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se kostoja e gjithë kësaj kap vlerën 60 milionë euro.

    “Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të transformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark