Abdixhiku pritet në Podgur të Pejës nga qytetarë të shumtë: Fitore bindëse më 9 shkurt dhe asgjë më pak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku pritet në Podgur të Pejës nga qytetarë të shumtë: Fitore bindëse më 9 shkurt dhe asgjë më pak

    Insajderi
    05 February 2025 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi madhështor në Podgur të Pejës.

    Në një postim në Facebook, ai ka theksuar mbështetjen e madhe që LDK-ja po merr në Dukagjin, duke e quajtur këtë rajon “themelin e LDK-së”.

    Kreu i LDK-së shprehu bindjen për “fitore bindëse me 9 shkurt, dhe asgjë më pak.”

    “Kështu na pritën në Podgur të Pejës. Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator! LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Posgur, e ndjemë qartë! Jemi NJË! ✌️ Falemnderit Gaz për organizimin madhështor, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Xhenet Syka Kelmendi, Fatmir Asllani, Sadri Berisha, Albulena Mujaj Bajraktari dhe Rexhep Kurtbogaj. Fitore bindëse me 9 shkurt, dhe asgjë më pak!” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark