Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vijuar takimet elektorale me qytetarët e Istogut, duke e cilësuar këtë komunë si vetë LDK-ja.
Abdixhiku theksoi se ky nuk ishte një tubim qendror, por vetëm një takim i një nëndege.
“Nuk është tubimi qendror, por vetëm një takim nëndege – e qytetit – në Istog. Dje në Gurrakoc, sot në qytet – shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më! Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vet LDK-ja!
Shihemi në tubimin qendror krejt në fund. Tani vazhdojmë në Rugovë! 124 jemi ne! Kryengritja e djathtë kombëtare u bekua dhe në qytet! Ilir të lumtë! Kandidatëve fat!” – tha ai.