Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në një video të shpërndarë, ka treguar detaje të projekteve të tij në infrastrukturë e energjetikë.
Sipas Abdixhikut këto projekte do të transformojnë rrënjësisht infrastruktrën rrugore dhe atë energjetike.
“Nuk ka asnjë arsye që të gjitha rrugët e nisura në Kosovë të mos përfundojnë brenda periudhës trevjeçare. Dhe ky është synimi ynë. Pra të gjitha rrugët, autostradat, magjistralet që kanë nisur tash e sa kohë, të përfundojnë në Kosovë brenda periudhës trevjeçare”, ka deklaruar Abdixhiku.
I pari i LDK-së, tha se ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar, drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë më 9 shkurt.
“Ne do ta bëjmë ndryshimin e madh të Republikës së Kosovës dhe le të nisë ky ndryshim nga këtu në Mitrovicë e në çdo qytet të Kosovës”, përfundoi ai.