Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka promovuar rrugën A, më saktësisht tenderin mbi tetë milion euro që iu dha biznesmenit të dënuar nga gjykata, shkruan Insajderi.
Abdixhiku e ka cilësuar rrugën A si një komunitet i ri në bërje, duke e vazhduar se pa fjalë e pa drama, një rrugë e re po e pret Prishtinën.
“Rruga A Një rrugë e re, një lagje e re, një komunitet i ri në bërje. Prishtina – pa fjalë, pa dramë, punë shumë”, ka shkruar Abdixhiku.
Rikujtojmë se me 27 prill, të këtij viti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kanë inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur si rruga A.
Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e ka fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“, shkruan Gazeta Insajderi.
Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllau u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik.
E pavarësisht kësaj, Abdixhikun nuk e ka penguar që ti promovojë punimet, në vazhdim e sipër të kësaj rruge.