Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon të mbetet diskutim e brengë e vazhdueshme e qytetarëve.
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku , përmes një postimi në facebook ka publikuar listen e inflacionit të çmimeve për disa shtete, ndër to e përfshirë edhe Kosova.
Abdixhiku thotë se kryeministri Albin Kurti nuk e njeh realitetin dhe rritjen e çmimeve e vështirësive që kanë familjet kosovare, shkruan Insajderi.
Krahasuar me vendet e tjera, Kosova duket se del e treta për nga rritja e inflacionit, ku para vetes ka vetëm Rusinë e Ukrainën, shtete këto që janë në luftë tash e sa muaj.
“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.
Ai shtoi se propozimet e zgjidhjet e këtij problemi Kurti i ka që nga marsi i këtij viti, por përsëri qeveria nuk po u del në krah qytetaëve.
“As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka shkruar kryetari i LDK-së
Postimi i plotë:
Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!
Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.
Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.