Abdixhiku reagon ndaj sulmeve të VV-së ndaj Hysen Çekajt: Sulmi i ulët për inat që nuk është në listën e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku reagon ndaj sulmeve të VV-së ndaj Hysen Çekajt: Sulmi i ulët për inat që nuk është në listën e tyre

    Insajderi
    13 March 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendosje po ia bën deputetit tashmë të zgjedhur të kësaj partie, Hysen Çekajt, i cili i mori 12 mijë vota në Kosovë e 12 mijë vota në mërgatë.

    Abdixhiku tha se djali i Sali Çekajt, Hyseni, është pjesë e listës së LDK-së pikërisht për votat e mërgatës, teksa tha se ka qenë i bindur prej momentit të parë që e ka takuar atë se Hyseni do ta mobilizojë votën e mërgatës.

    “Jam i bindur një pjesë e madhe e mobilizimit të kësaj vote është për shkak të tij dhe jam i bindur se emri i tij është i votuar me meritë. Ajo për çka jam i habitur është se partia në pushtet e sulmon një djalë, jo vetëm të patriotit, por një djalë që e kanë kërkuar që të jetë pjesë e listës së tyre për këto zgjedhje”.

    Më tej, Abdixhiku tha se sulmet e VV-së ndaj Çekajt janë pikërisht pse ky i fundit ka refuzuar që në zgjedhjet e fundit të jetë pjesë e listës së VV-së për deputet.

    “Në vizitën e tij tek unë, Hyseni më ka folur për angazhimin e gjithë liderëve të tjerë të partisë në pushtet, një nga një, për ta marrë atë pjesë të listës dhe jam i habitur se si e kanë sulmuar një djalë të mirë e të shkolluar nga mërgata, që ka vendosur pas sa viteve të kthehet në vend si deputet”.

    “Nuk e kuptoj, përveç që e shoh një sulm të ulët të inatit pse ai nuk është në listën e tyre. Po të ishte në listën e tyre dhe po të merrte këto vota nga mërgata, do të ishte krejt e natyrshme. Pse erdhi në LDK, i solli këto vota duket e panatyrshme”, tha ai në Rubikon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark