Abdixhiku reagon pas rezultateve preliminare: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku reagon pas rezultateve preliminare: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës

    Insajderi
    10 February 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku deri tani LDK renditet e treta me 17.57% të votave, shkruan Insajderi

    Abdixhiku falënderoi të gjithë votuesit, qytetarët dhe veprimtarët e partisë për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

    Ai shprehu krenari për punën dhe rrugëtimin e bërë deri tani, duke thënë se LDK ka punuar me vullnet dhe emocion të madh për ta përfaqësuar qytetarin dhe Republikën e Kosovës.

    Megjithatë, ai e pranoi se rritja e partisë nuk është e mjaftueshme për të sjellë ndryshime të menjëhershme në nivelin vendi.

    “Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”, shkroi ai në Facebook.

    Abdixhiku shtoi se, megjithë sfidat, do të vazhdojnë me numërimin e votave të mbetura, duke u shprehur se “pavarësisht të gjithave, Do të ketë dritë!”.

    “Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark