Abdixhiku reagon për videon e Sveçlës me minatorët: Kapadai, mbrojtësit e Martinin e Nagipit po kërkojnë llogari për hajni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku reagon për videon e Sveçlës me minatorët: Kapadai, mbrojtësit e Martinin e Nagipit po kërkojnë llogari për hajni

    Insajderi
    24 August 2024 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me vizitën që bënë dje në Trepçë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Një video e publikuar dje që është xhiruar gjatë kësaj vizite, Sveçla dëgjohet duke u thënë minatorëve si kolektiv duhet të punojnë që t’i zënë ata që po vjedhin në Trepçë.

    “Hajde po punojmë bashkë, kushdo që vjedh me i nxanë”, dëgjohet ai duke thënë.

    Në lidhje me këtë Abdixhiku ka thënë se “emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit”, u kërkuan llogari minatorëve që i lanë pa paga për tre muaj rresht.

    Sipas Abdixhikut, zyrtarët e Qeverisë kanë keqkuptuar rolet e përgjegjësitë e po sillen si kapadai.

    Postimi i plotë:

    Këta kanë keqkuptuar shtetin.

    Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai!

    Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht!

    E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë.

    Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës!

    Ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës!

    Ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës!

    Përgjegjësi e plotë! Por marre nuk kanë hiç.

    Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark