Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, tha se me 11 janar do ta hapin fushatën zgjedhore.
Ai ka shkruar se ndryshimi është misioni i kësaj partie.
“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë! Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.