Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë dhe ska asgjë që e ndalë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë dhe ska asgjë që e ndalë

    Insajderi
    06 February 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë pritur gjatë për këtë ditë, për rikthimin e madh të LDK-së.

    Sipas tij, ky rikthim tashmë po ndodhë dhe s’ka asgjë që e ndalë.

    “Po ndodhë, në një moment kritik për vendin. Për familjet tuaja, për rininë tonë, për qytetarët tanë. Jemi në një momentum të shkëlqyeshëm politik. Këtë e vërejmë në takime me ju. E kemi të qartë thirrjen tuaj. E kemi të qartë dhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor, në mënyrën se si bëjmë politikë, në mënyrën se si zhvillojmë projekte, në mënyrën se si kujdesemi për njerëzit tanë, e mbi të gjitha, në drejtimin e vendit drejt rrugëtimit tonë identitar, drejt familjes euroatlantike. Aty është destinacioni jonë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Istog.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark