Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpjeguar premtimin e tij për spitalin me investime 500 milionë euro.
Abdixhiku, nga QKUK, tha se do rritet numri i mjekëve dhe do jetë 1 mjek për 1500 banorë.
“U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore! Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon! Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet! Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall”, tha ai.