×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Prenk Gjetës: Kontributi i tij si atdhetar s’do harrohet

    Insajderi
    22 June 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prenk Gjetës, ish-Kryetari i Komunës së Klinës, dhe anëtar i LDK-së.

    Këtë, Abdixhiku e ka bërë përmes një telegrami ngushëllime që ua ka dërguar familjes Gjetaj, ku e ka konsideruar ish-kryetarin e Klinës si një atdhetar të palodhur.

    “Në pamundësi që të jem me ju, më lejoni që në këto momente të vështira për familjen dhe të gjithë miqtë, të ju shpreh ngushëllime dhe të ndajmë dhimbjen për humbjen e atdhetarit të madh, Prof. Prenk Gjetaj”, thuhet fillimisht në telegramin që ka dërguar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se Prenk Gjetaj ishte angazhuar që nga orët e rënda në çështjen kombëtare.

    “Viteve të 90’ morri pjesë aktive në lëvizjen paqësore; ai ishte po ashtu një ndër themeluesit e LDK-së në Klinë, dhe ish-kryetar i Komunës së Klinës. Për shumë vite punoi e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm si profesor në Gjimnazin ‘Luigj Gurakuqi’ në Klinë. Opusi i tij prej intelektuali dhe njeriu të urtë u bart në shumë breza që kaluan nga duart e tij”.

    Profesori Prenk Gjetaj, shtoi Abdixhiku, ishte jo vetëm mësimdhënës i shquar, “por edhe një atdhetar i palodhur dhe udhëheqës i përkushtuar në veprimtarinë politike dhe në lëvizjen për çlirimin e vendit”.

    Kohëve të fundit profesor Gjetaj vazhdoi angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

    “Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë”.

    Ashtu siç ishte i dashur e i urtë për të gjithë ne në kohë të vështira, ai ka theksuar se “do të mbetet i tillë përherë; Prof. Gjetaj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një prej personaliteteve që ka dhënë gjithçka për vendin e tij”.

    “Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, pranoni ngushëllimet e sinqerta për humbjen tuaj dhe tonën, prof. Prenk Gjetajn”.

    “Dritë pastë shpirti i tij!”, përfundoi kreu i LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark