Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall në planin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall në planin e tij

    Insajderi
    22 December 2024 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përveç Stadiumit Kombëtar në Prishtinë, si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit do të jenë edhe Pallati i Ri Sportiv, Pishina Olimpike dhe Gaming Hall për sportet elektronike.

    Ky projekt, është prezentuar tashmë dhe para investitorëve potencial. Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot!”, ka thënë Abdixhiku.

    Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt! Ndryshimi, megjithatë po vjen!

    Në Prishtinë, në një lokacion të përbashkët, Stadium Kombëtar me 25-30 mijë ulëse; Pallat i sporteve me dorë me 8 mijë ulëse, Pishinë Olimpike me 3 mijë ulëse e Gaming Hall me 2 mijë ulëse. Ndërtesa moderne; kushte moderne; kompleks modern për dekada në vijim!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark