×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë, do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna

    Insajderi
    17 December 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna të tjera, e pastaj gjithandej Kosovës”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut ky është plan shumë i guximshëm, sepse çdo mjet i investuar në arsim, është investim në të ardhmen e Republikës.

    “Çdo mjet i investuar në arsim, është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës. Përderisa rrinë, siç rrinë tani 4 orë, dhe e ardhmja e shtetit tonë do të jetë e zymtë. Kur të nisin, e do të nisin me qeverinë tonë të rrinë 8 orë në shkollë, siç po rrinë tani në disa shkolla të Prishtinës, atëherë dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë e mbarë, do të jetë e mirë”, ka thënë Abdixhiku.

    I pari i LDK-së ka bërë një krahasim të orëve të mbajtuar të fëmijëve në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

    “Fëmijët tanë, fëmijët e Kosovës, qëndrojnë vetëm 4 orë apo gjysmë dite në shkollë. Fëmijët e Bashkimit Evropian, qëndrojnë rreth 8 orë në ditë. Pra, dyfish më shumë sesa ne”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark