Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për ecurinë e fushatës elektorale - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për ecurinë e fushatës elektorale

    Insajderi
    04 February 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

    Kreu i kësaj partie bën të ditur se Rohden e ka njoftuar për ecurinë e fushatës elektorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon LDK-ja në tubimet e saj.

    Poashtu, Abdixhiku thotë se investimet gjermane në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.

    “Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, ka shkruar ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark