Abdixhiku: Tashmë për LDK-në nuk ka tubime të mëdha e të vogla, çdo tubim është tërmet politik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Tashmë për LDK-në nuk ka tubime të mëdha e të vogla, çdo tubim është tërmet politik

    Insajderi
    26 January 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çdo tubim i LDK-së po shndërrohet në “tërmet politik”.

    Kështu është shprehur i pari i LDK-së në tubimin që ka mbajtur mbrëmë në Shtime.

    “Jemi sot mes jush, jo vetëm si një rastësi, por si një domethënie thelbësore se tashmë për mua, për ekipin tim, nuk ka më tubime të mëdha, tubime të vogla. Çdo tubim është tërmet politik, sikurse ky sonte këtu”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se ka falënderuar qytetarët e Shtimes për pritjen që i është bërë në këtë komunë.

    “Jam shumë i lumtur, shumë i nderuar me pritjen tuaj sonte këtu dhe me pjesëmarrjen tonë në këtë qytet të begat. Me familje të ndershme e me njerëz punëtorë. Në Shtimen e Kosovës, në Shtimen që tashmë është Shtimja e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark