Abdixhiku të dielën takohet me mërgatën në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku të dielën takohet me mërgatën në Zvicër

    Insajderi
    29 November 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku të dielën do të jetë në Zvicër për t’u takuar me mërgatën.

    Sipas një njoftimi të LDK-së, atje Abdixhiku do të shpalos programin politik “Rruga e re”.

    “Pas tubimeve masive të ‘Turneut të Ndryshimit’ gjithandej Kosovës, është koha të takohemi me ju, me mërgatën tonë të dashur. Të dielën, më 1 dhjetor, ‘Turneu i Ndryshimit’ do të organizohet në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00. Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shpalosë programin politik “Rruga e re”, dhe do të shtrojë thirrjen për ndryshim. Eja dhe bëhu pjesë e ndryshimit! Bëhu ndryshimi”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark