![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për koeficientin 150 euro.
Sipas tij, të gjithë punëtorët e shtetit me këtë koeficient, do t’i marrin 200 euro më shumë pagë, që në javën e parë të mandatit.
‘’Po ashtu, jemi zotuar, që për të gjithë mësuesit, mjekët, ushtarët, policët, zjarrfikësit, për të gjithë shërbyesit civil pra për të gjithë punëtorët e shtetit, do tua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë! Nga 200 euro më shumë për secilin muaj për ta. Pensionistëve të lënë në lëmoshë, do t’u rrisim pensionet për 36.2%, e të gjitha barnat do të jenë falas për ta’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Gjilan.