Abdixhiku thotë se Kosova ka nevojë për investime: Nëse ruajmë paratë, na duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku thotë se Kosova ka nevojë për investime: Nëse ruajmë paratë, na duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën

    Insajderi
    12 December 2024 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë investime.

    Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ai tha se programi politik i LDK-së “Rruga e Re”, ka plane konkrete për investime në të gjitha fushat.

    “Kosova ka nevojë për investime, investime kapitale që me këtë qeverisje për katër vjet kanë munguar”, tha Abdixhiku.

    Sipas tij, me logjikën e ruajtjes ose mbledhjen e parasë, Kosovës i duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën. “Me 12 miliardë euro buxhet, për 4 vjet, asnjë investim ose projekt që mbahet mend”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark