Abdixhiku: Ti merret të parit përgjegjësia për formimin e Kuvendit, s’do ta shfrytëzojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Ti merret të parit përgjegjësia për formimin e Kuvendit, s’do ta shfrytëzojë

    Insajderi
    23 July 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të ishte e udhës që përgjegjësia për formimin e Kuvendit të Kosovës t’i merrej partisë së parë.

    Abdixhiku këtë propozim e ka bazuar mbi interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se e drejta për propozim i takon partisë së parë, sikurse përgjegjësia për krijimin e shumicës, shkruan Insajderi.

    “Në fakt, Gjykata Kushtetuese, nëse e lexoni me kujdes, është shumë e qartë dhe thotë se “e drejta për propozim i takon të parit dhe përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon të parit”. Pra, të parit i takon kjo përgjegjësi të shumicës. Meqë i pari nuk dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme që kjo e drejtë t’i merret të parit dhe t’i kalojë atij që mund ta bëjë. Pra, ky është interpretim politik i një gjendje, i një ngërçi, që na ka sjellë në këto rrethana”, deklaroi ai.

    “Mirëserdhët në demokraci. Natyrisht që duhet marrëveshje politike, aq e gjerë ka qenë LDK-ja në marrëveshje politike sa që ka ofruar qeveri të unitetit. Natyrisht që duhet marrëveshje politike, kështu bëhen institucionet. I pari s’ka dashtë marrëveshje politike. Ka vendos një proces jo-kushtetues, i ka shpenzuar edhe 30 ditë”, shtoi tutje i pari i LDK’së.

    Abdixhiku po ashtu iu përgjigj një pyetje të Radio Televizionit të Kosovës për bllokimin e mjeteve financiare, ku i kërkoi gazetarëve të mediumit publik të jenë më të zëshëm edhe kur kapen nga pushteti.

    “Një parti të cilin e keni mbështet shumë ju si televizion dhe keni duru aq shumë kapje brenda institucionit, prapë padrejtësisht ju bën këtë veprim. Do të doja nga gazetarët mendimlirë të RTK-së, si shtyllë e madhe e medias së lirë, të kishte zë edhe atëherë kur ua vinin në krye të drejtorateve dhe bordeve. Përveç RTK-së që jeni të bllokum, të gjitha komunat ku udhëheq LDK-ja janë të bllokuara financiarisht”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark