Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore.
Salla në të cilën u mbajt tubimi ishte e mbushur me qytetarë, por për shkak të hapësirës së mbushur shumë të tjerë mbetën jashtë.
Për këtë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook u ka kërkuar falje të gjithë atyre që nuk patën mundësi të hyjnë brenda në sallë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!
Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallën më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!
Fushatë të mbarë!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!
Ndryshimi sot, është misioni jonë!