Abdixhiku: Unë po të kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Unë po të kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë

    Insajderi
    23 April 2025 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

    Ai tha se është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë, duke shtuar se po të kishte ai këtë numër deputetësh, do ta themelonte edhe Kuvendin edhe Qeverinë.

    “Jo patjetër duhet të bëhemi 120 veta për një çështje. Mjaftojnë 61. Unë po të kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe kryetarin e Kuvendit edhe qeverinë. Por, s’do ta bëja duke i sharë të tjerët dhe duke i kërcënuar e shantazhuar të tjerët. Politika është art i diskutimit, është bindje, është parim, është njerëzore”, tha Abdixhiku para nisjes së seancës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark