Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Le të reflektojmë mbi dashurinë, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Le të reflektojmë mbi dashurinë, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit

    Insajderi
    06 June 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit,

    Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

    “Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja.

    Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë

    Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.

    Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar tutje Abdixhiku në Facebook


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark