Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, ka uruar Vitin e Ri.
Abdixhiku ka uruar Vitin e Ri për mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje të kujtohet forca e jashtëzakonshme që kemi si popull.
Abdixhiku e ka uruar Vitin e Ri në ambiente familjare, bashkë me gruan dhe vajzat e tij.
“Këtë vit që kemi vendosur që nga ambientet e familjes sonë, shtëpisë sonë, t’ju dërgojmë urimet më të ngrohta për ju, për familjen tuaj, për të gjithë Republikën e Kosovës. Në këtë mbrëmje festive të fundvitit le të kujtojmë të gjithë momentet e mira të vitit që po lëmë pas, ato që na mbesin si kujtime të përjetshme mes të dashurve tanë. Tek sa i afrohemi mesnatës, le të kujtojmë forcën e jashtëzakonshme që kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që kemi tek ëndrrat tona të përbashkëta“, tha ai. /Insajderi.org/