Abdixhiku: Urrejtjen, ndarjen e përçarjen ua lëmë atyre që s’bën asgjë në katër vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Urrejtjen, ndarjen e përçarjen ua lëmë atyre që s’bën asgjë në katër vjet

    Insajderi
    02 February 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK qytetarëve u japin zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon.

    Përderisa urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen ua lë atyre që sbën asgjë në katër vjet.

    “Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. Nuk kam as vullnet për të ju mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më. Qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Dhe aq i mirë është ky program, sa që përveç se po e lakmojnë partitë e tjera, tani kanë nisur dhe ta kopjojnë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark