Abdixhiku viziton fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit në Deçan: Entuziazëm i paparë edhe këtu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku viziton fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit në Deçan: Entuziazëm i paparë edhe këtu

    Insajderi
    26 January 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmbyllur ditën e sotme me një tubim me plot entuziazëm në fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit, Deçan.

    Abdixhiku bëri të ditur se gjatë ditës zhvilloi takime të mëdha elektorale, duke nisur në Banjë të Istogut dhe duke vazhduar në Karagaç të Pejës, ku mbajti tubimin më të madh të fushatës deri më tani.

    “Takimi i fundit për sonte, në fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit në Deçan. Entuziazëm i paparë edhe këtu!
    E nisëm ditën në Banjë të Istogut; vazhduam me tubimin më të madh elektoral në Karagaç, po e përmbyllim në Voksh; dhe në të gjitha anët po e shohim e kuptojmë se LDK dhe populli janë bërë sërish një!
    Krenari!
    Ju faleminderit!” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark