Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar QKMF’në “Nëna Terezë” në viti.
Abdixhiku tregoi se kishte interesim të madh të stafit mjekësor për programin dhe zotimet në fushën e shëndetësisë së LDK’së.
Lexo edhe:
Postimi i plotë:
Intersim i madh i stafit shëndetësor në Viti, për programin dhe zotimet tona në fushën e shëndetësisë. Në QKMF-në ‘Nëna Terezë’ në Viti, së bashku me Sokolin dhe drejtoreshën Vjollca Kadolli, shpalosëm zotimet tona për sektorin e shëndetësisë para një takimi me pritje plot të ngrohtë!
Nga Spitali i Ri i Kosovës; te pagat më të larta me koeficient 150; te një QKMF e re në Viti, sistem i digjitalizuar shëndetësor e sigurime shëndetësore me premiume 3.5% plus 3.5%, punësim e specializim i garantuar për të diplomuarit e mjekësisë – këto janë qëllimet tona.
Do t’i bëjmë sepse shëndetësinë e kemi prioritet kombëtar! Sepse ndryshimi është domosdoshmëri!