Abdixhiku viziton vajzat e Klubit të Volejbollit, shpalos para tyre projektet në sport – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku viziton vajzat e Klubit të Volejbollit, shpalos para tyre projektet në sport

    Insajderi
    29 January 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar vajzat e Klubit të Volejbollit ‘Fushë Kosova’, ku ka diskutuar për rëndësinë e mbështetjes dhe investimeve në infrastrukturën sportive.

    Gjatë takimit, Abdixhiku theksoi përkushtimin e tij për krijimin e një Kosove ku çdo vajzë dhe grua ka mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e saj të plotë.

    Ai prezantoi projektet konkrete të programit “Rruga e Re”, duke përfshirë ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës, një investim prej 120 milionë eurosh.

    “U tregova për Qendrën Kombëtare të Sportit me investim €120 milionë që do ta ndërtojmë në Bërnicë të Prishtinës, ku do të përfshihet edhe Pallati Kombëtar me salla moderne për sportet e dorës si basketbolli, hendbolli e volejbolli e plot 8000 ulëse kapacitet.” – tha Abdixhiku.

    Ai vlerësoi përkushtimin dhe pasionin e volejbollisteve të reja, duke u zotuar për një qasje të re në mbështetjen e sportit dhe të rinjve në vend. “Modernitet i kohës me qendrën e madhe komerciale dhe hotelierike, dhe zotim tashmë i nënshkruar nga unë dhe Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama. Askush nuk mund të bëhet kampion pa ëndrra të mëdha. Është koha ta rikthejmë ëndrrën tonë të madhe për atdheun që shkëlqen.” – tha ndër të tjera kreu i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark