Abdixhikut në ora 10 të mbrëmjes i mbushet salla në Mramor: Pa fjalë, LDK dhe populli tashmë janë një – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhikut në ora 10 të mbrëmjes i mbushet salla në Mramor: Pa fjalë, LDK dhe populli tashmë janë një

    Insajderi
    28 January 2025 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Mramor të Prishtinës, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

    Në një postim në Facebook, kreu i LDK-se ka shprehur falënderimin për mbështetjen duke theksuar se LDK-ja dhe populli tashmë janë një.

    Ky është fshati Mramor!

    Po, fshati Mramor i Prishtinës.

    Dhe kjo ishte pritja sonte; në ora 10 të mbrëmjes!

    Pa fjalë!

    LDK dhe populli tashmë janë një.

    Ju faleminderit që po e ktheni LDK-në tuaj në vendin e saj meritor; në këtë kohë kritike për Republikën. E ardhmja e vendit tonë është e bukur!” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark