Abdullahu: Deri të enjten nuk procedohet demarkacioni në kuvend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Deri të enjten nuk procedohet demarkacioni në kuvend

    Insajderi
    22 April 2017 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës nuk pritët që as javën e ardhshme ta procedojë në kuvend ratifikimin e demarkacionit.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abudullahu ka thënë se as javën e ardhshme nuk do ta procedojë demarkacionin në kuvend.

    Kjo për arsye se Kryeministri Mustafa deri të enjten do të qëndrojë në Bruksel. Ndërkohë, Kryetari i PDK-së ka paralajmëruar se javën e ardhshme demarkacioni votohet në Kuvendin e Kosovës.

    Abdullahu, për Radion Evropa e Lirë, tha se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deri në ditën e enjte të javës së ardhshme do të jetë në Bruksel.

    Sipas tij, kryeministri Mustafa, do të përpiqet t’i bindë zyrtarët e Brukselit që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

    Kërkesa e kryeministrit Mustafa, sipas Abdullahut, do të jetë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbush këtë kriter, asaj t’i merret sërish liberalizimi dhe t’i kthehet regjimi i vizave.

    Abdullahu thotë se vetëm pas kthimit të kryeministrit nga Brukseli, mund të sqarohet se a do të procedohet Marrëveshja për demarkacionin me malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

    “Janë çështje procedurale, ligjore, të përcaktuara qartë. Duhet që ne si Qeveri, kryeministri Mustafa, si udhëheqës i Qeverisë, ta riprocedojë tutje, ta vazhdojë procedurën e dërgimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë Kuvendi mund ta marrë në shqyrtim çështjen në fjalë”.

    “Pra, duhet të presim që të kthehet dhe të shohim se si ka kaluar kryeministri Mustafa në Bruksel lidhur me çështjen në fjalë, do të thotë, për sa i përket çështjes tjetër, pra, të kësaj që po mundohet ta shtyjë tutje, që të kemi hapësirë më të madhe për ta proceduar në të ardhmen çështjen e demarkacionit”, ka thënë Abdullahu.

    Lidhur me demarkacionin, Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë biseduar dje me zëvendës/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee, ku kërkohej  që demarkacioni të ratifikohej sa më shpejt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark