Abdullahu: Ujësjellësi 'Prishtina' s’ka buxhet për trajtimin e ujërave të zeza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Ujësjellësi ‘Prishtina’ s’ka buxhet për trajtimin e ujërave të zeza

    Insajderi
    03 January 2017 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj pritët që të fillojë punën nga marsi i këtij viti. Kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtinës’, Ilir Abdullahu, ka thënë se kjo fabrikë pritet që ta rrisë kapacitetin e prodhimit për 700 litra në sekondë, që do të mundësojë furnizim me ujë 24 orë.

    “Kjo fabrikë do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 700 litra në sekondë dhe do të mundësojë që qytetarët e Prishtinë, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës dhe Graçanicës të kenë furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje”.

    Abdullahu ka thënë se kompania që ai drejton nuk ka buxhet për trajtimin e ujërave të zeza, por me këtë problem po merret Qeveria dhe donatorët.

    “Trajtimi i ujarëve të zeza është në planet e investimeve nga Qeveria dhe donatorët, pasi ujësjellësit nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë këtë investim pasi këto impiante kërkojnë investime të mëdha financiare. Unë mendoj se është koha e fundit që të punohet në këtë drejtim pasi lumenjtë tanë janë shndërruar në lumenj të ujërave të zeza dhe këtu flas për ndotjen e Sitnicës, Llapit dhe Drenicës që pastaj këto kalojnë në Ibër dhe ndotin edhe lumenjtë tjerë”, ka thënë Abdullahu, shkruan lajmi.net.

    Megjithatë, Abdullahu u shpreh i kënaqur me inkasimin gjatë vitit që lamë pas, për të cilin tha se ka arritur më shumë se 90 për qind, apo mbi 13.5 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark