Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka ironizuar me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Insajderi.
Kusari-Lila për situatën e shkaktuar në veri të vendit përveç fjalimit në gjuhën shqipe ka folur edhe në gjuhën serbe.
Pas saj fjalën e ka marrë Tahiri i cili me të marrë fjalën në foltore të Kuvendit, duke qeshur ka thënë se sdi serbisht andaj do të flas veç shqip.
“Unë smuj me fol serbisht se sdi kështu që po vazhdojë shqip”, ka thënë Tahiri derisa i është drejtuar Qeverisë Kurti se “jeni përgjegjës për mos lejimin e kthimit të situatës si para korrikut të vitit 2011-ës, jeni përgjegjës për sovranitetin e territorit edhe në atë pjesë të vendit”.
/GazetaInsajderi